Trafiku po devijohej sot nga një autostradë në Ontario për shkak të një kamioni që u përmbys dhe derdhi ngarkesën e tij me selino nëpër rrugë.
Policia e atjeshme tha se kamioni u përmbys në autostradën 400, në jug të autostradës 9 në zonën Aurora dhe mbuloi rrugën me kërcell selino.
"Sa shumë selino", shkroi OPP në Twitter së bashku me një video të autostradës së mbuluar me perime.
Trafiku po devijohej në autostradë, ndërsa ekipet punonin për të pastruar rrëmujën, një proces që pritej të zgjaste disa orë. Policia u bëri thirrje shoferëve të bllokuar që të kenë durim.
Nuk raportohet për të lënduar nga përplasja apo derdhja e selinos.
https://www.youtube.com/watch?v=OLOsvDzzNdk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.