Duke mos pasur përkrahje familjare, të bashkëshortit dhe pavarësim ekonomik, për disa gra zgjidhja e vetme mbetet shumë e dhimbshme, braktisja e foshnjës së tyre.
Për të mos e bërë një veprim të tillë, SOS fshatrat e fëmijëve përmes njësisë së re do të ofrojnë zgjidhje për nënat dhe fëmijët e braktisur.
Këshilltarja e programit, specialiste për siguri të cilësisë, Ariana Shala, ka thënë për “Familja ime”, se përveç strehimit për nënat dhe fëmijët e braktisur, SOS fshati përmes këtij programi ka menduar edhe për fuqizimin e nënës.
“Në fushën e parandalimit kemi hapur një njësi të re, program të ri, që ofron përkrahje për nënat e reja që janë në rrezik të braktisjes së fëmijëve të tyre, programi fokusohet në ofrimin e shërbimeve për nënat e reja që nuk kanë përkrahjen e familjes, e shoqërisë apo institucionale që ato të qëndrojnë me fëmijët e tyre”, ka thënë Shala.
Po ashtu psikologja, Arjeta Ahmedi, theksoi se kjo iniciativë është një derë shprese për këto nëna të cilat ballafaqohen me vështirësi të shumta gjatë rrugëtimit të shtatzënisë.
“SOS fshati në këtë rast është një derë shprese për këto nana, krejt puna që bëhet në fillim është stabilizimi i tyre domethanë duke iu ofruar një ambient të sigurt, duke iu ofruar një shtëpiku ajo mund të qëndrojë nëse është shtatzënë ose nëse nuk do që të heqë dorë nga fëmija, një ambient mbëhtetës përkrahës jo vetëm të një personi por të një ekipi profesional me të gjitha kapacietet që i kemi për këtë projekt”, ka thënë Ahmedi në "Familja ime".
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.