Sot do të bëhet pritja e kampionëve olimpikë të Kosovës, të cilët janë nisur nga Japonia, pas dy javësh qëndrimi.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se pritja ceremoniale do të fillojë nga aeroporti “Adem Jashari” si dhe do të vazhdojë deri në sheshin “Nëna Terezë”, njofton Klankosova.tv.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi arritën t'ia sigurojnë Kosovës dy medalje të arta.
Agjenda e plotë:
Nesër (02 gusht 2021), ora 19:50, bëhet pritja e Kampionëve Olimpikë.
Ceremonia shtetërore e pritjes së Kampionëve Olimpikë është e ndarë në dy pjesë:
- Pritja ceremoniale shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 19:50, me ç’ rast mbahet konferencë për media.
- Ardhja e Kampionëve Olimpikë në sheshin “Nëna Terezë” në orën 21:00.
Agjenda:
Pritja ceremoniale në Aeroport
Itenerari i fluturimit
Aterimi në Aeroportin “Adem Jashari: – 02.08.2021 – 19:50, dalja në terminalin VIP
Konferencë për media
Trajneri Driton Kuka
Trajneri Agron Kuka
Distria Kranisniqi
Nora Gjakova
Akil Gjakova
Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani
Ardhja e Ekipit të Xhudos në sheshin “Zahir Pajaziti”
Arritja e ekipit të xhudos në sheshin “Zahir Pajaziti” pritet të jetë rreth orës 21:00.
Qytetarëve do t’u drejtohen:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
Trajneri Driton Kuka
Distria Krasniqi dhe
Nora Gjakova.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.