Lajmet e fundit

Ai është takuar me peshkaqenin të cilin e ka goditur në shpinë.
34 vjeçari, momentin kur e ka kuptuar se po një peshkaqen po vinte në drejtim të tij, e ka përshkruar si të tmerrshëm.
“Po i prisja dhëmbët e tij që të më afroheshin mua”, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Fotografi të publikuara nga Liga Botërore e Sërfit (World Surf League – WSL), e cila e ka organizuar eventin, e tregojnë peshkaqenin duke dalë nga uji dhe momentin kur australiani Fanning e godet.
Kampioni i trefishtë i botës në sërf, shihet duke u rrëzuar nga dërrasa e tij para se të arrinte që ta përdorte si mburojë kundër peshkaqenit.
Më pas Fanning ëstë marrë nga një varkë shpëtimi nga ana e zyrtarëve të Ligës Botërore të Sërfit dhe është risjellë në breg.
http://www.dailymotion.com/video/x2ykgh9_surfer-mick-fanning-attacked-by-shark-on-live-tv_news