Kampioni botëror i shahut Magnus Carlsen për të parën herë akuzon publikisht për mashtrim, kundërshtarin e tij Niemann.
Përmes një deklarate, ai tha se beson që Niemann kishte mashtruar edhe më parë, por nuk kishte prova.
Carlsen edhe kohë më parë kishte akuzuar Niemann, i cili e mundi në lojën e fundit.
Në anën tjetër, Niemann ka mohuar mashtrimin në shah konkurrues dhe ka akuzuar Carlsen që po përpiqet ta dëmotojë karrierën e tij.
Ky skandal filloi në fillim të këtij muaji, pasi Carlsen, i konsideruar si shahisti më i madh i gjithë kohërave, u mund nga Niemann për Kupën Sinquefield, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, në javën e kaluar, çifti patën një garë online, mirëpo Carlsen e braktisi lojën fillimisht pas lëvizjes së parë si protestë në pjesëmarrjen e Niemann. Megjithatë, Carlsen vazhdoi ta fitojë garën dhe pastaj deklaroi se do të fliste më shumë në lidhje me skandalin, meqenëse ai do që ‘mashtrimi në shah duhet të merret me seriozitet”.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.