Elhami Shabani, kampion i karatesë i cili i ka 700 medalje evropiane, ka treguar për sfidat e tij drejt suksesit.
"I kam afër 700 medalje. Për momentin jam kampion i Kosovës, mbarëkombëtar, nënkampion ballkanik dhe medalja e fundit më e rëndësishme në karrierën time është që jam i treti i Evropës në karate", ka thënë ai.
Shabani në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova ka treguar që prindërit e kanë parë të arsyeshme që ta shtyjnë atë që të merret me sport, që nga fëmijëria.
"Është një rrugë shumë e gjatë. Shumica dorëzohen shumë shpejt, por ata duhet ta kuptojnë që nuk mund të bëhesh kampion brenda muajit", ka thënë tutje ai. /Klankosova.tv/
https://www.youtube.com/watch?v=neIlKrIu5WI
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.