Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka treguar se pavarësisht këtij titulli ajo edhe pastron.
Ajo së bashku me Distria Krasniqin, Nora Gjakovën dhe të gjithë ekipin e xhudos së Pejës së bashku me trajnerin Driton Kuka kanë pastruar ambientet rreth palestrës në Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.