Një i ri kanadez përfundoi një maratonë malore para se të fillonte turnin e tij të punës. Ben Rowe, 27 vjeç, i cili punon në një barë koktejesh në Whistler tha, se i pëlqen të krijojë ide “qesharake” përpara se të shkojë në punë në ndërrimin e natës.
Këtë herë ai e përfundoi një maratonë malore prej 42 kilometra dhe kaloi deri në majë të malit Overlord. Për të arritur majën e Overlord, atij iu deshën tre orë e 45 minuta, shkruan the indepedent, transmeton Klankosova.tv.
"Rreth një viti më parë, vendosa të filloj dokumentimin e aktiviteteve të ngjitjes, ecjes dhe skive që mund të bëja përpara se të punoja. Motivimi prapa të bërit gjëra të bukura para punës është t'i tregosh njerëzve se vetëm për shkak se punon 9-5 orë të rregullta, nuk do të thotë se nuk mund të përfitosh nga dita jote”, ka thënë Ben.
Rowe tha, se është mësuar të jetë i rraskapitur dhe se kjo nuk ndikon në performancën e tij në punë andaj i ka sugjeruar që të gjithë njerëzit në kohën e tyre të lirë të bëjnë aktivitete “të çmendura”, por që të ndihmojnë në produktivitet.
/Klankosova.tv/

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.