Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka dërguar porosi të forta për Kosovën dhe Serbinë të premten.
Gjatë fjalimit që e mbajti në çelje të Konferencës së Sigurisë në Mynih, derisa paraqiti gjashtë porositë kapitale për qasjen gjeo-strategjike që do ta ketë Evropa, në njëvjetorin e pushtimit ushtarak të Ukrainës nga Rusia, Scholz, si kurrë më parë publikisht pranoi se ai bashkë me presidentin francez, Emanuel Macron, po punojnë t’i pajtojnë Kosovën dhe Serbinë.
Kancelari foli për “momentum historik”, transmeton Klan Kosova.
“Për gjithë këtë, bëhet fjalë në propozimin evropian për një marrëveshje bazë mes Serbisë dhe Kosovës, të cilën e inicuam unë dhe presidenti, Macron. Shpresoj që Beogradi dhe Prishtina, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike në interes të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës, po ashtu”, tha kreu i qeverisë gjermane.
E janë pikërisht bisedimet që duhet të bëhen për planin evropian, arsyeja pse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u thirrën për takim më 27 shkurt në Bruksel.
Ftuesi i këtij rrethi të dialogut, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, njoftoi se të ftuarit kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe se fokusi i bisedimeve do jetë plani i BE-së për normalizim të raporteve.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=CrH2YL1pjvk
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.