Ndonëse shumë pak optimist, Betim Osmani i Iniciativës Qytetare në Mitrovicën e Veriut ia ka mësyrë sërish kryetarllëkut të kësaj komune veriore.
Ky thotë që jo vetëm votuesit e tij, por krejt qytetarët, për të do të jenë prioritet, raporton Klan Kosova.
Kurse rivalja e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Flutura Hamza Azemi, beson se gjasat i ka fort më të mëdha. Edhe kjo tashmë i ka bërë planet për qeverisje.
E kundërkandidati i tyre, tash kryetari aktual Erden Atiq, nuk pranoi të prononcohet për televizionin për pritjet nga zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, por edhe për të treguar se cilat janë planet për mandatin e dytë eventual.
Ftesën për intervistë Atiqi nuk e pranoi, por atij së shpejti do t’i shkojë një thirrje nga kundërshtari i tij Betim Osmani i cili po planifikon që me 13 shtator t’i mbledhë të gjithë pretendentët për postin e kryetarit për të pirë kafe. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=iCRsREA7_dw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.