Policia e Zelandës së Jugut dhe e Lolland-Falster tha, me anë të një postimi në Facebook, se një shofer kontaktoi organet e rendit, të hënën në mëngjes, për të raportuar se kishte pikasur kangurin pranë një rruge në Oster Ulslev, Lolland, rreth orës 8 të mëngjesit. Shoferi i dha policisë pamjet e xhiruara me kamerë celulari.
Policia deklaroi se shpreson që pronari i kangurit të vijë për të ndihmuar me kapjen, ndërkaq përfaqësues të parkut 'Safari Knuthenborg' aty pranë thanë se një numërim i kangurëve të tyre konfirmoi se asnjë nga kafshët nuk ishte zhdukur.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.