Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka kanosur dhe sulmuar dy femra, duke dëmtuar edhe derën e banesës së tyre.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton klankosova.tv.
''Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe sulmuar dy viktimat femra kosovare. Po ashtu i dyshuari gjatë incidentit ua ka dëmtuar edhe derën e banesës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.