Në Leposaviq është raportuar një rast i cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person dyshohet se e ka kanosur një grua me qëllim që ta detyrojë të votojë për një subjekt politik, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, pas konsultimit me prokurorin e rastit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet më tej.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.