Një person është arrestuar dje në Shtime, pasi dyshohet se me sëpatë ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit të Komunës së Shtimes, dhe më pas ka kanosur zyrtarët komunalë.
Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari ka probleme mendore, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.