Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se kishte kanosur tre policisë.
Sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të gjobës në trafik, kanosi zyrtarët policorë, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq, i dyshuari gjatë sulmit ndaj zyrtarëve policor është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore, ku dhe është dërguar në QKUK për tretman.
“Është arrestuat i dyshuari m/k pasi që i njëjti për shkak të shqiptimit të tiketës ndaj tij kishte kanosur dhe sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari gjatë sulmit ndaj zyrtarëve policor është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Gjatë arrestimit të tij zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.