Kompania “Skechers”, njoftoi se dy nga drejtuesit e saj e përzunë reperin Kanye West, nga selia e saj në Los Angeles.
Siç njoftuan ata, West, erdhi pa paralajmërim dhe pa ftesë, dhe po filmonte pa autorizim brenda ndërtesës. Por ai u largua "pas një bisede të shkurtër", raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv.
'' ''Sketchers'' nuk po shqyrton dhe nuk ka ndërmend të punojë me West”, njoftoi kompania përmes një deklarate.
“Ne dënojmë deklaratat e tij të fundit përçarëse dhe nuk tolerojmë antisemitizmin apo ndonjë formë tjetër të gjuhës së urrejtjes”, thuhet në njoftim.
Vizita e West, në ''Skechers'', bëhet një ditë pasi ''Adidas'', ndërpreu bashkëpunimin me të dhe shkak janë bërë komentet antisemite të reperit.
Para Adidas-it, edhe shtëpia e modës ''Balenciaga'' i dha fund bashkëpunimit me ''Vesta-n''.
Figura e tij u hoq edhe nga muzeu i “Madame Tussauds”.
“Çdo personazh i famshëm meriton vendin e tij në “Madame Tussauds” në Londër, por ne dëgjojmë vizitorët tanë dhe publikun se kë duan të shohin në muze”, thanë ata.
Edhe Forbes, konfirmoi se e gjithë kjo situatë ndikon në pasurinë e West, duke zbuluar se reperi nuk është më miliarder dhe se deklaratat e tij që shkaktuan ndërprerjen e bashkëpunimit me ''Balenciaga'' dhe ''Adidas'' i kushtuan, dhe se pasuria e tij bie në 400 milionë dollarë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.