Kanye West ka konfirmuar së fundmi se ai do ta ndërpresë partneritetin tij me Gap, pas një periudhe dyvjeçare për shkak të ‘mospërputhjeve thelbësore’, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Lajmi vjen pasi Kanye ka bërë bujë kundër markës në rrjetet e tij sociale, duke i thirrur dhe duke i akuzuar se e kanë lënë jashtë takimeve dhe kopjuan dizajne.
Avokati i tij Nicholas Gravante tha në një deklaratë se Kanye "nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndërpresë bashkëpunimin" sepse Gap dyshohet se shkeli partneritetin e tyre duke mos hapur dyqane të markës Yeezy dhe duke shpërndarë veshjet e tij siç ishte planifikuar fillimisht, ndër të tjera.
Partneriteti Ye x Gap u njoftua për herë të parë në qershor të vitit 2020.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.