Kanye West doli për të mbështetur Charlie Wilsonin në ceremoninë e tij në Hollywood Walk of Fame, por një dramë u bë kur ai mbërriti.
Reperi 46-vjeçar mbante një maskë të zezë në fytyrë teksa po merrte pjesë në eventin e së hënës pasdite në Hollywood.
Kanye iu bashkua artistëve si Snoop Dogg, Tyler the Creator, Jimmy Jam, Babyface, Ty Dolla $ign dhe më shumë për të mbështetur Wilsonin në këtë ngjarje.
Pra, çfarë ndodhi para se të vinte?
Një gazetar i TMZ-së iu afrua Kanye-s teksa ai mbërriti dhe i bëri një pyetje në lidhje me gruan e tij Bianca Censori.
“Njerëzit duan të dinë nëse Bianca ka vullnetin e saj të lirë. Disa njerëz thonë se ju po e kontrolloni atë", tha gazetari.
Më pas Kanye ia kapi nga dora telefonin gazetares dhe e qortoi.
"Pse mendon se është në rregull kjo, unë jam qenie njerëzore?", i bërtiti ai asaj. “Ti mendon se sepse je një grua e bardhë, mund të ecësh mbi mua ashtu dhe të më kërkosh disa budallallëqe të tilla? Më pyesni për gruan time, duke folur nëse ajo ka vullnet të lirë”.
"A je e cmendur? A jeni e çmendur? Kjo është Amerika. A keni vullnet të lirë, apo punoni për djallin?” vazhdoi Kanye. “Unë jam një legjendë, a e kupton këtë? Unë jam këtu për të mbështetur Charlie Wilson, dhe ju vini të më pyesni disa fjalë budallallëqe për gruan time. Ajo është gruaja ime", reagoi ai.
Në fund, Kanye i dha gazetares telefonin e saj pas tre minutash përballjeje me të.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.