Kanye West hyri të mërkurën në Instagram me një suprizë për më shumë se 17.4 milionë ndjekësit e tij, një fotografi të ish-vjehrrës Kris Jenner, në profilin e llogarisë së tij.
45-vjeçari tregoi përmes Instagram Story qëllimin e tij pas postimit, duke thënë se është bërë për qëllime të mira.
Ëest ka pasur njëfarë acarimi në të kaluarën me Jenner, duke përdorur rrjetet sociale për të transmetuar ankesat e tij me 66-vjeçaren e cila është nëna e ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian.
Në fillim të këtij muaji, ai tha se ndjeu se Jenner kishte detyruar dy nga vajzat e saj, Kim dhe Kylie Jenner, kur ishin 25 vjeç, të pozonin për Playboy, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.