Në Doganën në Han të Elezit në mungesë të energjisë elektrike janë shkaktuar kolona të gjata kamionësh.
Nga pamjet që kanë dërguar lexuesit për Klankosova.tv, shihet një numër i madh kamionësh që janë në pritje për hyrje në Kosovë.
Siç bën të ditur lexuesi për Klankosova.tv, shoferët e Kosovës që kanë ardhur nga Turqia janë detyruar të qëndrojnë në pritje me orë të tëra pa reagime nga doganierët.
Lidhur me situatën, nga Dogana e Kosovës për Klankosova.tv thanë se deri më tani nuk është raportuar asgjë.
“Na skemi kurgjo që është raportuar, nuk kemi njoftim që ka telashe”, thanë nga Dogana e Kosovës.
Klan Kosova kontaktoi edhe me Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por të njëjtit nuk kishin ndonjë informacion. / Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.