Një burrë nga Idaho i ShBA-së, i cili theu rekordin botëror Guinness duke kapur 49 mollë me dhëmbë brenda një minute, tha se përpjekja ishte një çështje çuditërisht e përgjakshme.
David Rush, i cili ka thyer më shumë se 200 rekorde Guinness për të promovuar edukimin STEM, tha se mollët u hodhën nga 15 metra larg nga bashkëpunëtori i tij Jonathan Hannon.
Rush deklaroi se goditja në fytyrë nga mollët, madje edhe mollët e vogla që po përdorte për rekord, doli të ishte një përvojë e dhimbshme, pasi kjo çoi që dhëmbët e tij të bënin prerje në brendësi të buzëve dhe faqeve.
Ai shtoi se ky rekord përfshiu më shumë gjakderdhje sesa shumica dërrmuese e rekordeve të tij të mëparshme.
Rush përfundoi duke kapur 49 mollë në një minutë, duke mposhtur kështu rekordin e mëparshëm prej 47.
https://www.youtube.com/watch?v=mxtRTUpHrcQ&t=5s
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.