Më 17 korrik, një shqiptar i cili ishte i burgosur në Zvicër, i kishte ikur policisë atje derisa ishin duke e transferuar në një burg tjetër. Ai policisë zvicerane i kishte ikur në Baden.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, për këtë çështje ka folur Nefail Maliqi, i cili tha se i njëjti ëshë gjetur dje në orët e mesditës në Cyrih.
“Gjatë kohës sa ishte në arrati policia kishte kërkuar ndihmë nga mediat dhe nga qytetarët që t’iu ndihmojnë në gjetjen e këtij personi”.
“Policia dje e ka arrestuar shqiptarin, i cili ende mbante prangat në dorë, prangat ishin të prera, për një javë i kishte mbajtur prangat në dorë”, tha Maliqi.
I njëjti theksoi se është arrestuar edhe një shqiptar tjetër, i cili dyshohet se i ka dalë në ndihmë të burgosurit.
“Tani është arrestuar edhe një shqiptar, i cili thuhet se kishte ardhë në Zvicër nga Shqipëria për t’i ndihmuar këtij shqiptarit tjetër që ishte i burgosur”, u shpreh Maliqi. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=fDQIt5mbfsU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.