Policia e Pejës përmes një operacioni ka arritur që të arrestojë një grup të organizuar të hajdutëve.
Bëhet fjalë për 20 raste të vjedhjeve në fshatrat Vitomiricë, Brestovik, Cigë dhe në qytetin e Pejës, që kryesisht janë kryer në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, njofton Klan Kosova.
Të dyshuarit janë grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona, të cilët janë nga fshatrat e Komunës se Pejës dhe Istogut.
Ata kanë pranuar se kanë kryer vjedhjet kryesisht në shtëpi të pabanuara me pronarë që jetojnë jashtë Kosovës.
Mjetet që i kanë vjedhur dyshohet se i kanë bartur me vetura që i kanë marrë me qira.
https://www.youtube.com/watch?v=gMGbtTvtGiY
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.