Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pas një kontrolli në banesën dhe veturën e tij.
Gjatë aksionit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme si dhe disa substanca të dyshuara narkotike, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportit policor, janë konfiskuar 19 qese me substancë të dyshuar si kokainë, me peshë rreth 50 gram, 8.7 gram kërpudha të dyshuara narkotike, si dhe 5 copa katrore (1x1 cm) të dyshuara si LSD. Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe një veturë pa targa, e cila dyshohet se ishte në përdorim të të arrestuarit.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në mbajtje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.