Zyrtari korrektues K.R. u arrestua pasi gjatë orarit të punës po furnizonte me sasi të substancave narkotike një të paraburgosur brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.
Prokurori i shtetit filloi hetimet derisa K.R përveç që u pezullua nga puna, po dyshohet për dy vepra penale "Keqpërdorim i detyrës zyrtare" dhe "Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge".
Përveç gardianit, masa u morën edhe për të paraburgosurin, të cilit i ngarkohet procedura penale por edhe disiplinore, njofton Klan Kosova.
Sipas informacioneve, pas kësaj ngjarje policia kreu bastisje në shtëpinë e gardianit në një fshat të Lipjanit, ku janë gjetur armë zjarri. Për shkak të kësaj është ndaluar edhe babai i të riut.
https://www.youtube.com/watch?v=it_eKxczebc
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.