Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative Policia e Shtetit finalizoi operacionin “Pasoja”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim, Ahmet Bellahu (40).
Gjykata e Tiranës e ka dënuar 40-vjeçarin në vitin 2024 me 6 vjet burgim për veprën penale mashtrimi, me pasoja të rënda
Në këtë vit, ai përfitoi nga një shtetas 21 mijë euro, nëpërmjet mashtrimit se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.