Një grua është arrestuar ditën e djeshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas policisë, të dyshuares i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 5 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, transmeton Klankosova.tv.
"Me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje", thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.