Një vrasje në një familje në Patos të Shqipërisë, është parandaluar nga ndërhyrja e njësiteve policore shqiptare.
Fillimisht rastin për kërcënim me jetë, dhe dhunim, e kishte denoncuar 26 vjeçarja, transmeton klankosova.tv.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Patos në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.
Të njëjtit edhe iu sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov me municion luftarak që e mbante pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.