Një person në Istog është arrestuar pasi të njëjtit gjatë një kontrolle policore i është gjetur një pistoletë, dy karikatorë dhe 33 copë fishekë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se vetura ishte me targa vendore dhe pistoleta, karikatorët e fishekët i janë konfiskuar.
Derisa bëjnë të ditur se i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit me procedurë të rregullt.
“Rr. Lugu i butë-Bajshe, Istog 17.10.2025 – 21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se njësiti policor te vendi i quajtur Polane e kanë hasur dhe ndalur derisa kishte qenë me veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit i kanë gjete dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe 33 copë fishekë".
"I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.