Një rast i kontrabandës me emigrantë është raportuar në fshatin Babush të Ferizajt.
Sipas raportit të policisë, një i dyshuar është shoqëruar në stacion policor pasi gjatë kontrollit të kamionit të tij, në rimorkio janë gjetur shtatë meshkuj shtetas të huaj.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, shtetasit e huaj janë dërguar dhe akomoduar në qendrën e pritjes për emigrantë./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.