Policia e Kosoëvs ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Ferizaj, për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
Bazuar në njoftimin zyrtar, në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: 34,44 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të vendosur nëpër qese plastike, një mulli për bluarje të marihuanës, dy pako letra për mbështjellje të marihuanës, një telefon mobil dhe para të gatshme, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.