Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim, u kap sot nga policia në Fushë Kosovë.
I dyshuari Sh.Sh., sipas policisë, ishe i dënuar me pesë vjet burgim për veprën penale “Dhunimi”, transmeton Klankosova.tv.
“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia e Fushë Kosovës ndërmori sot, arriti të arrestoj personin e kërkuar; Sh. Sh, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale “Dhunimi””, thuhet në njoftim.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.