6500 litra verë e 800 raki u konfiskuan në Rahovec të hënën.
Ato i sekuestroi Dogana e Kosovës gjatë një kontrolli në një biznes privat i cili rezervuarët i kishte mbajtur fshehur në oborrin e shtëpisë.
Sasia e alkoolit të prodhuar ishte bërë në mënyrë ilegale, për çka doganierët i ranë në gjurmë.
Biznesi familjar që veprimtarinë e zhvillonte në oborrin e shtëpisë po bënte gati sasinë e alkoolit për paketim e plasim në treg më pas.
Pijet u konfiskuan me urdhër të prokurorit e pronari u procedua në gjykatë, derisa nga Dogana apelojnë që të gjithë ata që operojnë ngjashëm të lajmërojnë veprimtarinë meqë taksat janë minimale.
https://www.youtube.com/watch?v=7hAWChj649g
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.