Një serb me inicialet G.M është arrestuar në Istog, nën dyshimet për krime lufte në burgun e Dubravës në fundin e majit të vitit 1999.
Prangosja e tij gëzoi të mbijetuarit e tmerrit të atyre ditëve.
"Po shpresojmë që është gjetur nyja, pastaj do të vijë deri te akterët kryesorë edhe të paktën do të kemi dëshmi se kush e ka organizuar. Është pak i vonuar por më mirë vonë se kurrë", tha Bislim Zogaj, i mbijetuar.
Ish të burgosurit mohojnë se e njohin 64-vjeçarin që u arrestua meqë thonë se ka kaluar kohë e gjatë, megjithëse edhe atëherë e kishin të ndaluar t’ua shihnin fytyrat.
https://www.youtube.com/watch?v=SYPxn7Nij54
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.