Një aksion i madh policor u zhvillua mbrëmë në autostradën "Ibrahim Rugova", ku në një kamion u kapën hiç më pak se 250 kilogramë kanabis.
Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari i cili u prangos është Sylejman Jusufi.
Në aksion përveç policisë, u përfshinë edhe Dogana e Kosovës si dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Në njoftimin e Doganës thuhet se droga është gjetur pas një kontrolli të detajuar duke i përdorur pajisjet e dhuruar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.
"Dogana e Kosovës vlerëson lartë kontributin dhe bashkëpunimin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në këtë rast, dhe thekson përkushtimin e saj për të vazhduar koordinimin e ngushtë me të gjitha institucionet në vend", thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
"Ky operacion paraqet një tjetër dëshmi të vendosmërisë së institucioneve tona për të luftuar kontrabandën dhe trafikimin e substancave të ndaluara, duke mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe integritetin ekonomik të Republikës së Kosovës".
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
Dogana ka ndarë edhe pamje nga aksioni në fjalë:
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.