Organizatori i Dokufest-it, Samir Karahoda, vlerëson se këtë edicion festivali ka grumbulluar mysafirë nga e gjithë bota, njësoj si para pandemisë COVID-19.
Karahoda, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se po ashtu presin që të hyrat ekonomike të jenë të njëjta, rreth 5 milionë euro sikur më 2019.
"Imapkti ekonomik i Dokufestit në Prizren është i madh sipas hulumtimeve që kemi bërë me organizata të pavarura ka dalë se para tri vjetëve para pandemisë kur ka qenë edicioni i fundit impakti ekonomik ka qenë rreth 5 milionë euro. Besojë që edhe këtë vit do të ketë të hyra të mëdha ekonomike pasi numri i mysafirëve qe janë akomoduar është pothuajse i njëjtë sikur në vitin 2019".
Karahoda, mes tjerash, tha se për herë të parë këtë edicion ka mysafirë nga Singapori dhe Pakistani, teksa bëri të ditur se ka mysafirë që për 12 vjet vijnë dhe përcjellin Dokufest-in.
"Në përmbyllje të natës së 5 kanë qenë ditë të ngjeshura me një numër të madh aktivitetesh, me debate për filmat, regjisorët dhe çfarë ndodhë më aktorët e filmave. Kemi me qindra mysafirë nga e gjithë bota, për herë të parë kemi mysafirë nga Singapori e Pakistani që më herët nuk kanë qenë në Kosovë".
"Kemi mysafirë tjerë nga Amerika, Kanadaja, Afrika dhe kështu po promovohet Kosova. Ajo që mund të them është që ka mysafirë që për 12 vjet me radhë vijnë dhe përcjellin Dokufest-in" tha Karahoda.
https://www.youtube.com/watch?v=-Ov7xI-SgBk
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.