Apple sot ka lansuar modelin më të ri të smartphon-ëve, iPhone XS dhe XS Max. Poashtu është publikuar edhe iPhone XR.
Çmimi fillestar i iPhone XS do të jetë 860 euro (999 dollarë) ndërsa i XS Max do të jetë 945 euro (1099 dollarë)
iPhone i ri karakterizohet me inovacione të reja dhe përforcime të funksioneve të mëparshme.
Këto janë karakteristikat kryesore të iPhone XS dhe XS Max:
Madhësia 5.8 inç dhe 6.5 inç – Display OLED HDR (Ekran Super Retina)
Njohja e fytyrës “Face ID” do të jetë shumë më e shpejtë sesa e iPhone X
Sistemi operativ iOS 12
Kamerë dyfishe mbrapa, 12 MP (megapikselë) dhe lente telefoto
Kamera përpara do të jetë 7 MP
“Added Reality” apo realitet i shtuar përmes kamerave të kalibruara dhe çipit biotik A12
Me çipin biotik A12, procesori 7 nm (nanometër), do të ketë shpejtësi për 30% më të madhe të hapjes së aplikacioneve sesa iPhone X
Zërim stereo me fushë më të gjerë
Ngjyrat do të jenë ari, argjend dhe e hirtë.
●●●
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.