Karateisti Alvin Karaqi ka thënë se pret medalje në Kampionatin Evropian që do të mbahet këtë vit në Kroaci.
“Pasi kam kaluar gjithë këto gjëra me lëndime, ishalla na sjell shëndet, pastaj medalje sa më shumë, sidomos në Kampionatin Evropian që do të mbahet sivjet në Kroaci”, ka theksuar Karaqi.
“Jam përmbushë se për qat moment e kam lyp këtë medalje për vite të tëra. Normal ka qenë një përmbushje shumë e madhe dhe për vet faktin në Lojëra Evropiane kam humbur dy herë”, ka thënë Karaqi në Sports Shoë në Klan Kosova.
“Me marrë të artën në fund pas dy vendeve të pesta është një ndjenjë e bukur, ne jemi sportista, nuk përmbushmi dhe gjithmonë kërkojmë më shumë”.
Karaqi kritikoi paksa gjeneratat e reja që nuk e kanë motivin.
“Urinë që e kemi pasë nuk e kanë gjenerata e re, me përjashtim me disa që e kanë egon. Ama sigurisht me arrit si kolektiv Kosova e Shqipëria në sport edhe si shoqëri vyn investime në infrastrukturë, ne jemi shteti i ri, Shqipëria pak a shumë barazohet sa i përket përvojës në sport”, ka theksuar Karaqi.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.