Dita e dytë në Kampionatin Ballkanik në Mal të Zi për Federatën e Karatesë së Kosovës ishte e mirë dhe solli edhe dy medalje të argjendta dhe dy të bronzta.
Melos Gashi është shpallur nënkampion Ballkanik në kategorinë U21 -84 kilogramë.
Melosi deri në finale shkoi pasi fitoi 4 duele dhe në finale humbi me Hantei, deklarim të gjyqtarëve.
Erblina Sopjani u shpall nënkampione Ballkanike në kategorinë Juniore +66 kilogramë.
Erblina deri në finale arriti duke pas xhiron e parë pa luftë dhe duke fituar edhe 3 duele deri në finale dhe në finale humbi në Hantei, deklarim të gjyqtareve.
Mirlind Rexhpi doli i treti në Ballkan në kategorinë U21 +84 kg.
Mirlindi humbi në xhiron e parë dhe në repasazh fitoj tri luftëra duke u stolisur me medale Bronzi.
Ardiana Fejzullahu përfundoi në vendin e tretë në Ballkan në kategorinë Juniorë -66 kg.
Ardiana fitoj xhiron e parë, humbi xhiron e dytë dhe fitoj edhe dy luftëra sportive në repasazh.
Paraqitje të mirë kishin dhe disa garues tjerë të cilët mbeten pa medalje.
Deri me tani Kosova ka arritë t’i fitoj 14 medalje në kampionatin Ballkanik per Kadet, Junior dhe U21 qe po mbahet në Bari të Malit të Zi nga to:
Një medalje e arit
Gjashtë të argjendta
Shtatë të bronzta
Kosova nesër ka në garë edhe garat ekipore për kadet, Junior dhe U21 ku presim medalje.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.