Ekipi i karatesë ka fituar medaljen e bronztë në garat ekipore të Kampionatit Eeropian të Universiteteve për sportet luftarake, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Karateistët kosovarë të përbërë nga studentët e Universitetit të Prishtinës, Benjamin Shabani, Dren Hajdari dhe Valdrin Rashiti, fituan medaljen në disiplinën kumite. Ata mposhtën ekipet e Spanjës, Serbisë dhe Francës, njofton Klan Kosova.

Europiani është duke u organizuar nga Federata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA), kurse Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) është duke u përfaqësuar me ekipe të karatesë dhe taekwondosë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.