Betim Maliqi ka shënuar suksesin më të madh deri më tani nga garuesit kosovarë në Kampionatin Botëror të Karatesë për kadetë, juniorë dhe U-21, që po mbahet në Santiago të Kilit.
Maliqi doli i pestë në grupmoshën e juniorëve (-68 kilogramgë) dhe arriti përmes repesazhit të hyjë në zonën e medaljeve, njofton Klan Kosova.
Pas tre fitoreve në repesazh, humbi luftën për medaljen e bronztë nga jordanezi Hasan Masaweh.
Tek juniorët sukses arriti edhe
Endrit Beka (-55 kilogramë), që shënoi tre fitore, për të arritur deri në çerekfinale.
Federata e Karatesë së Kosovës po paraqitet në botëror me 14 garues.
Në botëror drejtësinë po e ndajnë edhe tre gjyqtarët kosovarë, Ardian Muhadri, Besim Ilazi dhe Besart Vitia, te cilët ditë më parë u avancuan me licenca botërore.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.