Në Kampionatin Ballkanik për Kadetë, Junior dhe U21 në Slloveni, garuesi Erblin Shoshi i klubit të Karatesë "E&E WAZARI" Istog u bë Nënkampion Ballkanik duke zënë vendin e dytë në Ballkan.
Ky rezultat i Nënkampionit Ballkanik në kategorinë Kadet është i pari për qytetin e Istogut, raporton Klan Kosova.
“Unë si trajner i Erblinit njëherit edhe si Selektor i Përfaqësueses së Kosovës jam shumë i kënaqur me këtë arritje të këtij suksesi Nënkampion Ballkanik”, ka shkruar Leutrim Pepaj në Facebook.
Në këtë Kampionat Ballkanik morën pjese të gjitha shtetet Ballkanike dhe konkurrenca ishte tejet e fortë.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.