Garuesi i Ipponit ka treguar performancë mjaft të mirë, duke i sjell Kosovës medaljen e bronztë.
Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës (FAK), Fadil Arifi përmes profilit të tij në Facebook, ka konfirmuar suksesin e Merovcit në Kampionatin Ballkanik për fëmijë.
Sipas Arifit, Kosova në këtë kampionat ka fituar gjithsejt pesë medalje.
“Garues i Ipponit të Prishtinës i solli medaljen e bronztë Kosovës, nga Kampionati Ballkanik për fëmijë, në ditën e tretë të garave. Kosova fitoi gjithsejtë 5 medalje, prej tyre 2 të argjendta dhe 3 të bronzta. Është sukses i kënaqshëm i të rinjve tanë i arritur në një konkurrencë shumë të fortë, ku pjesëmarrës ishin 11 shtetet e Ballkanit”, ka shkruar Arifi.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.