Karateistja kosovare Behije Mustafa ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian e cila po mbahet për kadetë, junior dhe U21, në Finlandë, ka bërë të ditur Komitetit Olimpik i Kosovës.
Rruga deri të medalja e shoqëroi Mustafën me katër fitore, e cila në fund doli e treta në kategorinë e juniorëve mbi 59 kilogram.
Për të marr medaljen, ajo mposhti suedezen përmes repesazhit, njofton Klankosova.tv.
Kosova udhëtoi me 17 garues, ku përveç Behije Mustafës, paraqitje të mirë patën edhe Rinesa Osmani e cila doli e shtat në kategorinë e juniorëve deri në 59 kilogram, po ashtu edhe Rigon Baruti i cili doli i nënti te juniorët në kategorinë deri në 68 kilogram.
Përveç këtyre, gjyqtarët Edon Xharra dhe Astrit Ndrecaj morën licencë evropiane për gjykim në karate.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.