Sëmundjet e zemrës janë një problematikë e madhe me të cilën po ballafaqohen njerëzit në botë.
Këto sëmundje janë edhe një ndër faktorët kryesorë të vdekshmërisë.
E cilat masa duhet të ndërmerren, në Klan Kosova ka folur kardiologu Baton Bekeri.
Bekeri ka rekomanduar bërjen e një 'stres testi' apo ergonometrisë një herë në vit tek moshat mbi 40 vjeç.
"Është një test shumë i thjeshtë, por jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili realizohet nëpërmjet një shiriti vrapues, ku pacientit i lidhen disa elektroda për një monitorim qendror dhe ne kardiologët e monitorojmë punën e zemrës gjatë aktivitetit fizik dhe diagnostikojmë me kohë ndonjë prezencë të enëve të gjakut në zemër", tha ai në Klan Kosova.
Ai tha se qëllimi i këtij testi është parandalimi.
Kardiologu tha se në bazë të përvojës së tij në 70 për qind të rasteve problemi kryesor është infarkti akut i myokardit apo siç njihet "sulmi në zemër".
"Kjo është sot një pandemi globale sa i përket sëmundjeve të zemrës dhe është e ranguar në ranglistat botërore si shkaktari numër një i vdekjeve në botë, Kjo është patologjia kryesor në Kardiologji", theksoi Bekeri.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.