Sëmundjet e zemrës sot atakojnë miliona persona në mbarë botën dhe pikërisht kjo ishte edhe tema e cila u diskutua këtë të shtunë në emisionin "Familja ime" me Mirjeta Morinën.
I ftuar për të biseduar rreth sëmundjeve të zemrës ishte kardiologu Gëzim Berisha i cili sqaroi se jo çdo dhimbje gjoksi është simptomë e një problemi me zemër.
Ai tregoi edhe rastet kur dhimbja e gjoksit tregon për probleme të mundshme me zemrën.
“Dhimbja e gjoksit nëse është e shkaktuar nga zemra mund të jetë mjaft serioze. Dhimbja e gjoksit është një patologji shumë e gjerë, mirëpo ka disa karakteristika që mund të na shtyjë të mendojmë se është e shkaktuar nga zemra, sidomos në ato raste kur dhimbja është e karakterit shtrëngues, jo e karakterit therës ose shpues, por kur është shtrëngim gjoksi – sidomos në dërrasën e gjoksit”.
“Kjo dhimbje zakonisht paraqitet kur kryejmë aktivitete fizike si kur ecim, ngjitemi shkallëve apo kur vrapojmë. Kur paraqitet dhimbja në këso situata dhe e njëjta pushon kur të ulemi dhe pushojmë, atëherë është dhimbje që duhet marrë me shumë seriozitet”, deklaroi kardiologu Berisha.
https://www.youtube.com/watch?v=pTSzkjlOCpY&feature=youtu.be
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.