Dy anëtarë të “Down Syndrome Kosova”, Dionisi dhe Medina, së bashku me Riada Statovcin nga kjo shoqatë, ishin të ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova.
Riada tregoi se anëtarët e shoqatës kanë punuar gjatë gjithë vitit kartolina festive, sepse sipas saj, kërkesat më të mëdha i kanë në prag të festave.
Këtë vit ata kanë shitur rreth 5000 kartolina.
“Shitja e kartolinave për organizatën ‘Down Syndrome Kosova’ është një pjesë e rëndësishme, për faktin se me shitjen e kartolinave gjenerohen të ardhura për shoqatën. Çka konkretisht është që në organizatën ‘Down Syndrome Kosova’, shërbimet që marrin fëmijët dhe të rriturit, personat me sindromën down, janë pa pagesë e që ato shërbime e kanë një kosto goxha të lartë”, tha Statovci.
Medina dhe Dionisi punuan kartolinat gjatë emisionit. Ata treguan se kartolinat i punojnë vullnetarët kurse këta i ndihmojnë vullnetarët.
Dyshja, përveç kartolinave, treguan edhe sa simpati kanë për banorët e BBVK. Madje iu dedikuan edhe nga një kartolinë banorëve të tyre të preferuar.
Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni tek linku i mëposhtëm:
https://www.youtube.com/watch?v=eD0_3IeG3dU
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.