Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave (KAS) vendosi këtë të hënë për rinumërimin e të gjitha votave në qarkun e Fierit.
Me vendim të dy anëtareve të këtij organi, përkatësisht Ledio Braho dhe Elvis Çefa,u caktua të hapen të gjitha kutitë e qarkut të Fierit për subjektet politike dhe për kandidatët, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv.
Pas Tiranës do të nisë procesi i rinumërimit edhe për qarkun e Fierit.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.