Një kasetë e filmit kult “Back to the Future” është shitur për 75 mijë dollarë në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo kasetë u shit në kuadër të një ngjarjeje të organizuar nga Heritage Auctions, organizatë me bazë në Teksas.
Aty u shitën 260 kaseta VHS, ku shumica prje tyre ishin edicione të para të kopjeve të filmave të 1970-tave dhe 1980-tave.
Kaseta e ‘Back To The Future’ arriti rekord, dhe rol të madh në këtë shifër mund të ketë luajtur fakti që aktori Thomas F. Wilson, i cili e kishte luajtur rolin e Biff Tannenit në trilogji, e kishte pasur në pronësi këtë kasetë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.