Mysafiri në Botërorin Special të Klan Kosovës, Durim Kastrati, ka thënë që në ndeshjen e sontme më shumë është vënë re mungesa e Xherdan Shaqirit se sa e Neymar Juniorit.
Ai i referohej përballjes midis Brazilit dhe Zvicrës ku nuk luajtën asnjëri prej tyre.
“Mendoj që më shumë u vërejt mungesa e Xherdan Shaqirit se e Neymarit”, ka thënë Kastrati.
“E kam një shpjegim, se thellësia e ekipit të Brazilit është aq e madhe...” vijoi ai por u ndërpre nga mysafirët tjerë në panel.
Pastaj, ai vijoi ta kritikojë Neymarin për egoizëm dhe që madje shpesh e dëmton lojën e Brazilit.
Ndërkaq, krejt në fund, pohoi që nuk ka problem me cilësinë e Neymarit, dhe se e tha këtë gjë në mënyrë pak humoristike, pasi që është subjektiv kur vjen puna te shqiptarët e Zvicrës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.